Sipas tyre, ky vendim parasheh edhe mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe.
Kisha Shqiptare “Shën Kozmai”, ka bërë të ditur se kjo kishë ka vendosur Vendim Kanunor Kishtar ndaj kishës serbe. Përmes një postimi në Facebook, ata kanë bërë me dije se “Shën Kozmai” mallkon kishen serbe. Sipas tyre, ky vendim parasheh edhe mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe.
Postimi i plotë:
Vendim Kanunor Kishtar! Me vendim të Këshillit të Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare dhe me bekimin e kreut të Kishës sonë, z. at Nikolla Xhufka, është vendosur:
1- Kisha jonë mallkon kishen serbe dhe kreun e saj, Patriarkun Profire.
2- Ndarja kanunore me çdo kishë serbe në Serbi ose në mbarë botën.
3- Shpalljen heretik të çdo kleriku serb.
4- Mosnjohjen e kishës serbe si kishë paqësore të krishterë.
5- Mosnjohjen e asnjë dokumenti që lëshohet nga kisha serbe (certifikata pagëzimi, kurorëzimi etj.)
6- Ndalimin e hyrjes se çdo prifti serb në kishën shqiptare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. /dosja