RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kjo është pija nr.1 që mjekët thonë se duhet ta pini për të pushuar më mirë natën!

kjo-eshte-pija-nr.1-qe-mjeket-thone-se-duhet-ta-pini-per-te-pushuar-me-mire-naten!

Hulumtimet tregojnë se një sërë pijesh mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë, si lëngu i qershisë dhe çaji i kamomilit. Por ka një pije të rekomanduar nga ekspertët për gjumin, që nuk e ndoshta nuk e kishit menduar deri më tani.

Kur e pini gjatë ditës, por edhe para se të flini, çaji jeshil mund të ndihmojë në nxitjen e një gjumi të qetë.

Michael Breus, specialist i gjumit dhe psikolog klinik, shpjegon pse çaji jeshil këshillohet kaq shumë për t’u pirë për një gjumë më të mirë.

“Pirja e çajit jeshil gjatë ditës – mund të jetë i dobishëm për uljen e lodhjes dhe rritjen e cilësisë së gjumit. Kjo është për shkak të një përbërjeje në çajin jeshil të quajtur L-theanine, e cila e ndihmon trurin të relaksohet duke reduktuar hormonet e lidhura me stresin.”

Një paralajmërim i vogël është se duhet të jeni të vetëdijshëm për llojin e çajit jeshil që merrni në dyqan. Sigurohuni që po pini një çaj jeshil me pak kafeinë, nëse është e mundur – disa përzierje të çajit jeshil, veçanërisht matcha, kanë përmbajtje të lartë kafeine. Kjo mund t’ju mbajë zgjuar nëse e pini shumë vonë.

Hulumtimet sugjerojnë se çaji jeshil me pak kafeinë është veçanërisht i dobishëm kur bëhet fjalë për reduktimin e stresit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Related posts

Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes

admin

Kafeina ka efekt stimulues, por mësoni cilat janë efektet negative

admin

Cilat pije ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë

rezart morina