RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kjo USB, “bomba” që pritet të bijë mbi qeverinë shqiptare

kjo-usb,-“bomba”-qe-pritet-te-bije-mbi-qeverine-shqiptare

Dokumentari i pritshëm i një gazetari austriak mbi aferat korruptive të pushtetit “Rama”

Një ndër gazetaret e njohura investigative në median shqiptare, Lindita Çela, jep lajmin e një dokumentari gazetaresk që mund të jetë një lloj “bombe” për qeverinë shqiptare.

Shkruan ajo:

“Gjurmët e parave dhe dyshimet për korrupsion në qeveri!

Regjisori dhe producenti i dokumentarëve, fitues i disa çmimeve, Füssel, po punon për një dokumentar të ri investigativ, bazuar në dëshminë e një sinjalizuesi nga Shqipëria.

Dëshmitari pretendon se disponon prova që implikojnë zyrtarë të lartë të qeverisë në raste të dyshuara korrupsioni, të lidhura me përfitimin e fondeve publike për një sërë projektesh në Shqipëri.

Ai ka vënë në dispozicion një numër të konsiderueshëm dokumentesh dhe provash, të cilat aktualisht po shqyrtohen dhe verifikohen në mënyrë të pavarur nga ekipi investigativ.

Për arsye sigurie, identiteti dhe fytyra e dëshmitarit nuk do të bëhen publike në këtë fazë.

Materiali që publikohet tani është vetëm një fragment i shkurtër i një investigimi më të gjerë, i cili do të sjellë në vijim detaje dhe prova që hedhin dritë mbi përfshirjen e gjithkujt, ndërsa hetimi dhe procesi i verifikimit vazhdon…”.

 Ndryshe nga investigimet e mëparshme që mbështeteshin kryesisht në përgjime telefonike, ky dokumentar synon të sjellë prova direkte mbi transfertat financiare, rrugëtimin e fondeve publike dhe llogaritë bankare të personave të përfshirë në afera korruptive, shkruan DITA.

Në një sekuencë filmike, gazetari austriak shfaqet me një USB në dorë. Sipas dëshmitarit, në këtë pajisje ndodhen prova shkresore dhe të dhëna transaksionesh financiare që fshehin pagesat e kryera ndaj zyrtarëve të akuzuar.

Transkripti i bisedës:

Gazetari: Çfarë përmban kjo USB?

​Dëshmitari: Të gjitha të dhënat dhe pagesat e kryera…

​Gazetari: Me anë të kësaj mund të shkohet te të gjithë…?

​Dëshmitari: Te të gjithë personat që po akuzoj sot.

​Gazetari: Pra, këtu keni emrat?

​Dëshmitari: Këtu janë emrat, shumat e parave, detajet dhe arsyetimet se pse janë kryer këto pagesa.

Po kush është Frederik Füssel

Ai është regjisor, producent dhe drejtor fotografie austriak me një përvojë të gjatë në mediat ndërkombëtare. Karriera e tij nisi në vitin 1992 pranë ABC TV në Austri, për të vazhduar më tej me realizimin e produksioneve filmike e televizive në më shumë se 50 shtete të botës.

 

Në vitin 2001 ai themeloi kompaninë FMproductions, ndërsa aktualisht mban postin e drejtuesit ekzekutiv dhe producentit pranë Seven Ocean Pictures.

Füssel është vlerësuar me çmime ndërkombëtare për dokumentarët e tij. Ndër to veçohet dokumentari “Singing for Life”, i cili fitioi Çmimin Special në Prix Italia në Torino (2011).

Ndër projektet e tij më të fundit është edhe “People of War” (2024), një dokumentar i xhiruar gjatë dy viteve në Ukrainë, ku ndiqet puna e vullnetarëve për evakuimin e civilëve dhe shpërndarjen e ndihmave në zonat e luftës.

Related posts

Spasovski: Ka persona të dyshuar për denoncimet për bomba në shkollat e Shkupit

admin

Sulmet izraelite vrasin një palestinez dhe plagosin 15 të tjerë në Gaza

RTI

Kujtohet sulmi i 11 shtatorit/ Ambasada e SHBA në Shqipëri: Nderojmë amerikanët e guximshëm! Dita që ndryshoi botën përgjithmonë

admin