RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Klinikat private në Kosovë, me çmime ia kalojnë dhe Kroacisë

klinikat-private-ne-kosove,-me-cmime-ia-kalojne-dhe-kroacise

Si pasojë e gjendjes në QKUK, pacientët kosovarë vazhdojnë të kërkojnë trajtim në spitalet jashtë vendit, e po ashtu dhe në Klinikat private në Kosovë. Ata vazhdojnë të harxhojnë shuma të majme parash në klinikat private, e megjithatë në shumë raste përfundojnë përsëri për trajtim jashtë vendit.

Por siç duket ata kanë më llogari të mjekohen në spitalet e ndonjë shteti tjetër, se sa në spitalet private në Kosovë, të cilat i kanë çmimet shumë më të shtrenjta, se sa në disa shtete evropiane.

Pacientët për të njëjtin trajtim paguajnë shumë më shtrenjtë në disa spitale private në Kosovë, se në spitalet në Kroaci. Kështu ka thënë për “IndeksOnline” Dr.Franë Marleku nga Klina, i cili në Zagreb të Kroacisë punon si specialist i radiologjisë dhe nën specialist i Ultrazërit.

Marleku i cili për kaq vite atje, vazhdon të merret dhe me pacientët kosovar, të cilët kërkojnë trajtim në Kroaci, thotë se nga përvoja e tij, ka parë se çmimet të cilat pacientët i paguajnë në klinika private në Kosovë, janë shumë më të shtrenjta, se sa në Kroaci, në spitalin ku ai punon.

“Një element tjetër që vlen të theksohet është se çmimi i mjekimit në Republikën e Kroacisë për shtetas të huaj edhe për shtetas të Kosovës, në krahasim me mjekimin në disa vende tjera të Evropës dhe në Turqi është shumë më i vogël. Po flas për rastet që unë kam pas. Edhe për disa spitale private, që janë në Prishtinë në krahasim me Zagrebin çmimet e Zagrebit janë shumë më të ulëta, mbase dikujt kjo deklaratë nuk do t’i pëlqej, por realiteti qëndron aty”, thotë ai.

Related posts

Lufta Izrael-Palestinë: Të gjitha zhvillimet e fundit

Muhamet Ramadani

Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump, VOA: Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike

admin

OKB: Jemi në prag të një katastrofe humanitare në Gaza

Muhamet Ramadani