RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu: Do të vazhdojmë bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe kulturor me Austrinë

cavusoglu:-do-te-vazhdojme-bashkepunimin-ekonomik,-tregtar-dhe-kulturor-me-austrine

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, transmeton Anadolu.

Ministri Çavuşoğlu bëri një postim nga llogaria e tij në Twitter lidhur me takimet në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.

Çavuşoğlu në takimin me homologun e tij austriak shkon me automjetin Togg

Çavuşoğlu informoi se në Vjenë u takua me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, dhe se e ka falenderuar atë për ndihmat e Austrisë pas tërmeteve që goditën rajonet jugore të Turqisë në muajin shkurt.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë ekonomik, tregtar dhe kulturor”, deklaroi Çavuşoğlu, duke ndarë informacionin se në takim diskutuan zhvillimet në Ukrainë, Siri dhe Kaukaz.

Related posts

Putin dhe Modi theksojnë zgjerimin e marrëdhënieve Rusi-Indi dhe bashkëpunimin ekonomik

RTI

NATO zhvillon stërvitjen më të madhe ajrore në Evropë mes tensioneve me Rusinë

Muhamet Ramadani

Kolumnisti izraelit paralajmëron për bojkotime më të gjera nëse Netanyahu mbetet në pushtet

admin