RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Koha kërkon bashkim”, Lumir Abdixhiku paralajmëron projekt të ri politik

“koha-kerkon-bashkim”,-lumir-abdixhiku-paralajmeron-projekt-te-ri-politik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë sot se do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se të gjithë të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike, të gjithë kanë një shtëpi të përbashkët, LDK-në.

“Koha kërkon bashkim.Të institucionalistëve, mbështetësve të Republikës dhe të gjithë udhëtarëve të rrugës euroatlantike. Të gjithë këta kanë një shtëpi të përbashkët, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Prandaj, do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato në kohë krizash e përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme. Dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Vendit i duhet një tjetër rrëfim. Një rrëfim që bashkon, që normalizon jetën politike, që zhvillon shtetin dhe e ankoron përgjithmonë në Perëndim.Le ta bëjmë. Do ta bëjmë”, shkruan Abdixhiku.

E pas zhvillimeve të fundit politike, ka pas zëra se presidentja aktuale, Vjosa Osmani mund të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Related posts

Kim Mehmeti: Maqedonia është shembull se si mund të ndërtojnë shtet aleancat e hajdutëve

Muhamet Ramadani

Kombet e Bashkuara: 54 vende të varfra të zhytura në borxh

admin

Trupa kurde “në gatishmëri” pranë kufirit me Iranin për të ndihmuar ushtrinë amerikane

Muhamet Ramadani