RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli mbyll për 3 ditë territoret palestineze me rastin e “Ditës së Pavarësisë”

izraeli-mbyll-per-3-dite-territoret-palestineze-me-rastin-e-“dites-se-pavaresise”

Ushtria izraelite njoftoi se ka vendosur të mbyllë të gjitha hyrjet dhe daljet në territoret palestineze për një periudhë treditore që nga 24 prilli, me rastin e “Ditës së Përkujtimit” dhe “Ditës së Pavarësisë”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim në llogarinë e ushtrisë izraelite në Twitter, theksohet se vendimi është marrë në përputhje me vlerësimet e situatës së sigurisë dhe urdhrat e qeverisë izraelite.

Mbylljet gjatë Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë do të mbulojnë Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Mbyllja do të hyjë në fuqi nga e hëna, 24 prill.

Në deklaratë theksohet se gjatë mbylljes, kalimet për raste humanitare, mjekësore dhe të jashtëzakonshme do të lejohen vetëm pas miratimit të Koordinatorit të Aktiviteteve në Territoret Palestineze pranë Qeverisë Izraelite.

Dita e Përkujtimit, e shënuar nga Izraeli për të përkujtuar ushtarët e vdekur në luftërat e tij, bie më 25 prill të këtij viti sipas kalendarit hebraik. Ndërkaq, Dita e Pavarësisë, në të cilën mbahen aktivitete me rastin e ditës së themelimit të Izraelit, përkon me 26 prillin.

Related posts

Pakistani përballet me variant të ri të koronavirusit

admin

Scholz e Macron sinjale të forta qeverisë së Gjeorgjisë: Po devijon nga rruga evropiane! Me keqardhje konstatojmë se…

admin

Tentuan të arratiseshin, merr flakë në mes të detit varka me emigrantë në Haiti. Raportohet për tre viktima dhe rreth 40 të zhdukur, ja çfarë dyshohet se shkaktoi zjarrin

admin