RTV AHIRETI
Lajme

Kolonët hebrenj bllokuan ndihmat e nisura për në Gaza duke hedhur ndihmat në rrugë

kolonet-hebrenj-bllokuan-ndihmat-e-nisura-per-ne-gaza-duke-hedhur-ndihmat-ne-rruge

Kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të okupuar ndaluan kamionët me ndihma që shkonin në Rripin e Gazës, që po lufton me urinë si dhe me bombardimet izraelite që kanë vazhduar prej muajsh, duke i hedhur ndihmat në rrugë, transmeton Anadolu.

Mungesa e ushqimit dhe uria në Gaza, e cila është nën sulme intensive izraelite, po përkeqësohet dita-ditës.

Raportohet se ka pasur një rënie serioze të numrit të kamionëve me ndihma që hyjnë në Gaza për shkak të pushtimit dhe mbylljes së Portës Kufitare Rafah nga forcat izraelite.

Teksa palestinezët në Gaza po luftojnë me urinë, izraelitët vazhdojnë të bllokojnë kamionët e ndihmave që shkojnë në rajon.

Sipas burimeve lokale, kolonët e paligjshëm hebrenj ndaluan në Bregun Perëndimor të pushtuar kamionët me ndihma që shkonin për në Gaza.

Kolonët hebrenj ndaluan kamionët dhe hodhën në rrugë ndihmat e planifikuara për të shkuar në Gaza.

Karvanët që transportojnë ndihma humanitare në Gaza janë shpesh në shënjestër të ekstremistëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj.

The post Kolonët hebrenj bllokuan ndihmat e nisura për në Gaza duke hedhur ndihmat në rrugë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rusia kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

rezart morina

Truss premton se do ta nxjerrë Britaninë nga “periudha e vështirë” – VIDEO

admin

Itali: 20 mijë refugjatë zbarkuan në 2023, trefish më shumë se në 2022

admin