RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Paniku i thatësirës”, britanikët boshatisin raftet me ujë në markete

“paniku-i-thatesires”,-britaniket-boshatisin-raftet-me-uje-ne-markete

Konsumatorët britanikë kanë nxituar drejt supermarketeve duke boshatisur raftet me ujë të pijshëm për shkak të emegjencës që shpalli vendi nga thatësira, sipas mediave të huaja.

Ditën e djeshme, gjysma e Anglisë shpall gjendjen e thatësirës për herë të parë që nga viti 2018.

Shërbimet e ujësjellësit u bëjnë thirrje qytetarëve që të bëjnë dushe të shpejta dhe të kursejnë ujin për të larë makinat. Në të njëjtën kohë, degët e rrjetit të supermarketeve Aldi në Londër njoftuan se klientët mund të blinin vetëm deri në pesë shishe ujë.

Deri më tani nuk janë vendosur kufizime për përdorimin e ujit, por përkeqësimi i situatës mund të çojë në masa të ashpra, siç është racionimi i ujit. /abcnews

Related posts

Zimbabve, 700 fëmijë të vdekur si pasojë e fruthit

admin

Koreja e Jugut konfirmon lehtësimin e sanksioneve të SHBA për naftën ruse, Seuli rikthen importet nga Rusia

RTI

Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë, 30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij

Muhamet Ramadani