Grupe kolonësh izraelitë kanë sulmuar oborret e kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar nën mbrojtjen e forcave izraelite.
Duke raportuar nga Jeruzalemi Lindor i pushtuar, Walid al-Omari i Al Jazeera tha se megjithëse qeveria izraelite lejon grupet e kolonëve të hyjnë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, koha e këtyre vizitave mes tensioneve në Gaza mund të përshkallëzojë më tej situatën.
Analisti politik palestinez Mohammed Hawash tha se vetëm 1300 kolonë izraelitë hynë në kompleks – një numër më i vogël se sa pritej.
“Situata në Gaza mund të jetë arsyeja e numrit më të vogël të kolonëve izraelitë. Këto kushte i trembin këto grupe që të mos marrin pjesë në vizita të tilla provokuese që mund të nxisin palestinezët në Jerusalem të reagojnë”, tha ai.
“Jews storming Al Aqsa mosque”.
The barrage of rockets on Jerusalem is happening while Jews are visiting the Temple Mount.
May we see millions of Jews visiting the Temple Mount, not just hundreds. pic.twitter.com/tPCKIUkEAA
— Hananya Naftali (@HananyaNaftali) August 7, 2022