RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolonët izraelitë sulmojnë një qytezë në Bregun Perëndimor

kolonet-izraelite-sulmojne-nje-qyteze-ne-bregun-perendimor

Kolonët izraelitë sot sulmuan qytezën Al-Mughayyir pranë Ramallahut në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe hapën zjarr ndaj disa shtëpive.

Kreu i Këshillit të Al-Mughayyirit, Amin Abu Aliya, tha për Anadolu se dhjetëra kolonë sulmuan qytezën nga ana lindore.

Ai deklaroi se kolonët hapën zjarr ndaj disa shtëpive dhe u përleshën me palestinezët.

Abu Aliya theksoi se një numër i madh kolonësh ishin të pranishëm në hyrje të qytezës nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Të paktën 462 palestinezë janë vrarë dhe rreth 4.750 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), e cila i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë për të parandaluar urinë në Gaza, ku janë vrarë më shumë se 33.600 njerëz.

Related posts

Izraeli kreu sulm kundër Iranit

Muhamet Ramadani

Mbi 13 milionë njerëz vizituan Xhaminë e Madhe Ajasofia në vitin 2022

admin

Ministria e Shëndetësisë në Gaza merr nga Izraeli 45 trupa tjerë të palestinezëve

Muhamet Ramadani