RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Borrell: Fillon trajnimi i pilotëve ukrainas për F-16 në Poloni

borrell:-fillon-trajnimi-i-piloteve-ukrainas-per-f-16-ne-poloni

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se trajnimi i pilotëve ukrainas për F-16 ka filluar në disa vende, përfshirë Poloninë, transmeton Anadolu.

Borrell në një deklaratë për media në hyrje të takimit të Ministrave të mMrojtjes të vendeve të BE-së, tha: “Jam i lumtur që më në fund pilotëve ukrainas ka filluar t’u jepet trajnimi për F-16. Kjo do të marrë kohë, por sa më shpejt të përfundojë, aq më mirë”.

Ai theksoi se trajnimet filluan në disa vende dhe se një nga këto vende ishte Polonia.

I pyetur se në çfarë faze është procesi i përbashkët i prokurimit që vendet e BE-së të përshpejtojnë dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë, Borrell deklaroi se ky proces po përparon.

Në takimin e G7 të mbajtur në Japoni javën e kaluar, u hap rruga për dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë.

Axhenda e ministrave të Mbrojtjes

Në takim, axhenda kryesore do të jetë përshpejtimi i mbështetjes së armëve dhe municioneve të kërkuara nga Ukraina.

Në rend dite do të jetë edhe trajnimi i ushtarëve ukrainas. Zyrtarët e BE-së thonë se deri më tani ka përfunduar trajnimi i 15 mijë ushtarëve ukrainas dhe planifikojnë ta rrisin këtë në 20 mijë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të marrë pjesë në një pjesë të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të BE-së.

Related posts

​Scholz: Putin po përpiqet të ndajë Evropën

admin

U ndaluan të shihnin eklipsin diellor, të burgosurit e New York-ut ngrenë padi ndaj autoriteteve

admin

Gjermania do të kryejë kontrolle kufitare gjatë Kampionatit Evropian, ja masat që po marrin autoritetet

admin