RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolumbia i bën thirrje OKB-së të dërgojë trupa paqeruajtëse në Gaza

kolumbia-i-ben-thirrje-okb-se-te-dergoje-trupa-paqeruajtese-ne-gaza

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, i bëri thirrje OKB-së të marrin masa për dërgimin e paqeruajtësve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Petro në postimin e tij në platformën e mediave sociale X tha: “Nuk ka alternativë tjetër përveç forcave paqeruajtëse të OKB-së në Rripin e Gazës. Kolumbia do të jetë pjesë e një force të tillë”.

Petro, i cili nga llogaria e tij personale citon lajmin që dënon Izraelin pas sulmit të ushtrisë izraelite në kampin e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah, ndan mbështetjen për Palestinën.

Në postimin e tij më 28 maj, Petro tha se “Izraeli vazhdon të bëjë masakra në Rafah”.

Kolumbia njoftoi më 3 maj se ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke përmendur sulmet e vazhdueshme kundër popullit palestinez në Gaza.

Related posts

Vdiq në vendin e punës, i jepet lamtumira e fundit rreshterit të FSK-së

admin

Presidenti rus Putin i quan ‘tradhti’ veprimet e liderit të Wagnerit

admin

Vrasja e Agonis Tetaj, Shaban Gogaj edhe në rigjykim dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim

RTI