RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kolumbia pezullon armëpushimin me rebelët komunistë ELN tre ditë pas njoftimit

kolumbia-pezullon-armepushimin-me-rebelet-komuniste-eln-tre-dite-pas-njoftimit

Autoritetet në Kolumbi kanë shpallur të mërkuren pezullimin e armëpushimit me grupin e majtë rebel “Ushtria Kombëtare e Çlirimit” të njohur ndryshe si ELN, me argumentin se refuzojnë të ulin armët.

Ndryshimi i papritur masës vjen vetëm disa ditë pas njoftimit të saj fillestar dhe rrëzon planet e paqes së pretenduara nga presidenti Gustavo Petro, për konfliktin e vjetër që ka shkaktuar qindra-mijëra viktima, shkruan agjencia Reuters.

Petro, edhe vetë një ish rebel, njoftoi armëpushimin gjashtëmujor ditën e fundit të 2022, duke përfshirë grupe rebele ose kriminale si ‘Clan del Golfo’ dhe grupe anti-qeveritare të drejtuara nga ish-drejtuesit e rebelëve FARC.

Ministri i brendshëm Kolumbian Alfonso Prada tha se anullimi vjen pasi guerrilasit refuzuan paktin gjashtë-mujor.

“Duke parë refuzimin e djeshëm të ELN për armëpushimin bilateral, ne kemi vendosur të pezullojmë efektin e dekretit të 31 dhjetorit 2022 për armëpushimin.”

Por të martën ELN thanë se armëpushimi ishte një propozim për t’i diskutuar në negociata paqeje me qeverinë dhe jo me kohë të limituar përgjigjeje.

Ministri shtoi se grupet ELN kanë përmendur disa herë rëndësinë e një armëpushimi bilateral, “por përballë pozitës së tyre të djeshme kemi vendosur të pezullojmë”.

Zyrtarët i bënë thirrje më tej rebelëve ELN të shprehen për një armëpushim në raundin e ardhshëm të negociatave që do të zhvillohet në Meksikë.

“Kur të kemi kushtet dhe protokollet e pranuara ne mund të heqim pezullimin”, shtoi Prada duke thënë se oferta mbetet në fuqi me grupet e tjera rebele – disidentët nga FARC, Clan del Golfo; dhe Sierra Nevada. /tch

Related posts

Haxhiu kritikon Gjykatën Kushtetuese për vonesa në trajtimin e ligjeve

rezart morina

Kosova ende pa memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës

rezart morina

Nis punimet samiti i OSBE-së në Shkup

rezart morina