RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump emëron Adam Tellen sekretar në detyrë të Ushtrisë

trump-emeron-adam-tellen-sekretar-ne-detyre-te-ushtrise

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar Adam Tellen sekretar në detyrë të Ushtrisë, pas dorëheqjes së Dan Driscollit mes raportimeve për përplasje me sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, transmeton Anadolu.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Adam Telle, aktualisht ndihmës sekretar i Ushtrisë për Punët Civile, do të bëhet sekretar në detyrë i Ushtrisë, me efekt të menjëhershëm”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Sipas raportimeve, emërimi erdhi pasi Driscoll dha dorëheqjen të martën, pas muajsh përplasjesh me sekretarin Hegseth lidhur me drejtimin e ardhshëm të ushtrisë dhe shkarkimin e disa oficerëve të lartë.

“Sekretari Driscoll ka qenë shumë efektiv në avancimin e agjendës së presidentit Trump për ta bërë Amerikën sërish të fortë në Departamentin e Ushtrisë, duke ofruar udhëheqje të shkëlqyer gjatë operacioneve historike ushtarake, duke rikthyer theksin te gatishmëria dhe aftësia luftarake, duke ndihmuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës dhe në fusha të tjera”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, pas dorëheqjes së tij.

Related posts

“Mbi 9.300 të mitur palestinezë të ndaluar nga Izraeli nga viti 2015”

admin

Tani e tutje gabimet e fëmijëve do i paguajnë prindërit

Muhamet Ramadani

Sinn Féin bojkoton për herë të dytë Shtëpinë e Bardhë për Ditën e Shën Patrikut për shkak të Gazës

admin