RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

komandanti-i-kfor-it:-situata-e-sigurise-ne-kosove-eshte-e-paqendrueshme-dhe-e-paparashikueshme

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angel Michele Ristuccia, është deklaruar në lidhje me situatën e sigurisë në Kosovë.

Ai është deklaruar derisa po merr pjesë në takimin e fundit të shefave të Mbrojtjes së NATO-s.

Michele-Ristuccia ka falënderuar aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre në misionin e NATO-s, derisa i përditësoi ato për aktivitetet e KFOR-it dhe situatën e sigurisë.

“Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura dhe ndonjëherë çështje që ndërlidhen”, tha Ristuccia.

Komandanti nënvizoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e dhënë nga OKB për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe se është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

Duhet përkujtuar që gjatë muajve të fundit situata e sigurisë në Kosovë ka qenë vazhdimisht me zhvillime të shumta në veri të Kosovës, që disa herë radhazi ka çuar në përkeqësim të kësaj situate.

Related posts

Erdoğan: Turqia e orientuar kah Perëndimi, por nuk do të neglizhojmë Lindjen

RTI

Ka ndërruar jetë Dr. Prim.med.sci Ali Iljazi

admin

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në lidhje me Palestinën

rezart morina