RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i KFOR-it takon shefin e OSBE-së, diskutojnë sigurinë dhe bashkëpunimin në Kosovë

komandanti-i-kfor-it-takon-shefin-e-osbe-se,-diskutojne-sigurine-dhe-bashkepunimin-ne-kosove

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar një takim në selinë e misionit në Camp Film City, në Prishtinë, me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioglu.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit është diskutuar situata aktuale e sigurisë në Kosovë dhe rajon, ndërsa Ulutash ka riafirmuar angazhimin e misionit për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët.

Po ashtu, në takim janë shqyrtuar aktivitetet dhe prioritetet kryesore të KFOR-it, me theks të veçantë te bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

KFOR ka rikujtuar se vazhdon ta ushtrojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në Kosovë në mënyrë të paanshme.

Në njoftim thuhet gjithashtu se misioni mbetet në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me përgjegjësitë e tyre në fushën e sigurisë.

Related posts

Zelensky thekson nevojën për përparim në fushëbetejë para takimit me aleatë: Gjithçka varet nga secili anëtar i ekipit ukrainas. Duhet të punojmë sa më shumë

admin

Vriti, zhduki shqiptarët – Serbët në Vjenë, thirrje fashiste pas humbjes nga Zvicra – VIDEO

admin

Konjufca: Ndërkombëtarët po tregohen të njëanshëm në raport me Kosovën dhe Serbinë

admin