RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Porosia e serbëve në protestën e sotme: S’mund të na përfaqësojë as Vuçiq dhe as Lista Serbe

porosia-e-serbeve-ne-protesten-e-sotme:-s’mund-te-na-perfaqesoje-as-vuciq-dhe-as-lista-serbe

Rreth 200 qytetarë serbë kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, siç u tha kundër ‘tradhtisë së madhe të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Listës serbe’.

Në këtë protestë e cila u organizua nga ‘Popullata e pakënaqur’, serbët e veriut të Mitrovicës shprehën paknaqësinë e tyre kundër largimit të barrikadave, për të cilat thanë se u hoqën pa përmbushjen e plotë të kushteve nga ana e serbëve.

Nebojsha Joviq, kryetar i të ashtuquajturës ‘Lëvizja për mbrojtjen e Kosovës’, ka kërkuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq të ngrijë bisedimet me Prishtinën, derisa Njësitet për Reagim të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.

Sipas tij, serbët e këtushëm më nuk mund t’i përfaqësojë Lista serbe dhe as presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kryetar, ngrijë bisedimet, i ke pasur barrikadat si adut për t’u tërhequr ROSU-ja nga veriu, i ke larguar barrikadat, nuk e di pse, askënd pa e pyetur…Do të thotë ky ka qenë vendim i Listës serbe dhe Aleksandar Vuçiqit…Kryetar ngrijë bisedimet dhe derisa të tërhiqen njësitë e ROSU-së nga veriu, sepse prezenca e tyre këtu nuk është as sipas kushtetutës së Serbisë, as të rezolutës 1244, dhe nuk është as sipas kushtetutës së tyre, dhe nëse është jolegale, atëherë kryetar pse po hesht…Duam që zëri ynë të dëgjohet. Neve më Lista serbe nuk mund të na përfaqësojë, as politika e këtillë e Aleksandar Vuçiqit”, ka thënë Joviq.

Joviq ka kritikuar përfaqësuesit e listës serbe për të cilët tha se janë pasuruar duke marrë nga 6-7 paga, andaj ka përsëritur se duhet përfaqësues tjerë të cilët vërtetë do t’i përfaqësojnë interesat e serbëve të këtushëm dhe jo assesi ata të Listës serbe.

Ivan Miletiq, i cili foli në cilësinë e qytetarit, tha se nuk do të tolerhohet prezenca e njësiteve të ROSU-së, në veri dhe askund ku jetojnë serbët.

“Nga ky tubim porosisim të gjithë, Bashkësinë Ndërkombëtare, Kurtin, Beogradin, se nuk do ta tolerojmë terrorin, as forcat e Rosu-së në veri të Kosovës, apo kudo tjetër ku janë serbët”, theksoi ai.

Nebojsha Miletiq, nga e ashtuquajtura ‘Lëvizja për mbrojtjen e Kosovës’, ka kritikuar heqjen e barrikadave pa u plotësuar kushtet e parashtruara nga popullata serbe, siç janë lirimi i të gjithë të arrestuarve dhe tërheqja nga veriu e forcave policore të Kosovës.

“Kërkesa jonë themelore ka qenë që të lirohen vëllezërit tanë të arrestuar padrejtësisht, është liruar vetëm Dejan Pantiq.. Kemi kërkuar që të gjitha njësitë e Rosu-së të tërhiqen nga veriu, sepse s’kanë çka të kërkojnë këtu…Do të thotë nga të gjitha kërkesat asnjëra nuk është plotësuar, ndërkohë që barrikadat janë hequr”, u shpreh Miletiq.

Ndërkaq, Goran Milenkoviq, po ashtu nga kjo Lëvizje, duke përsëritur kërkesat e parafolësve, ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i, që të kryejnë detyrat në kuadër të mandatit të tyre dhe për të cilat kanë ardhur.

“Nga Bashkësia Ndërkombëtare kërkojmë, insistojmë kryesisht tek KFOR-i dhe EULEX-i, që t’i kryejnë detyrat në kuadër të kompetencave të tyre, dhe të punojnë atë për çka kanë ardhur”, potencoi Milenkoviq.

Protesta e cila u mbajt para selisë së Listës serbe, ka zgjatur rreth 45 minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa forca të shtuara të sigurisë, përkatësisht të KFOR-it, EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, kanë vëzhguar nga afër situatën.

Related posts

Presidenti Erdoğan namazin e Fitër Bajramit e fali në Xhaminë Ajasofja

rezart morina

Një milion gra dhe vajza të zhvendosura në Gaza thonë nga UN Women

admin

Presidenti Erdoğan nesër shpall kabinetin e ri

admin