RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komandanti i KFOR-it takon Sveçlën, flasin për situatën e sigurisë

komandanti-i-kfor-it-takon-sveclen,-flasin-per-situaten-e-sigurise

Pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, kanë qenë temë diskutimi gjatë takimit që ka pasur komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në këtë takim, sipas njoftimit të këtij misioni, Ulutash ka theksuar angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në siguri, në të gjithë Kosovën e rajonin.

“Ata shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi përmirësimin e mëtejshëm të komunikimit dhe bashkëpunimit midis KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Gjenerali Ulutash theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të kontribuojë në sigurinë në të gjithë Kosovën dhe rajonin e gjerë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Misioni i NATO-s në Kosovë ka ripërsëritur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, përfundon njoftimi KFOPR-it për takimin që ka pasur komandanti i këtij misioni Ulutazh me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Related posts

“Moska po luan me kufijtë”- Parashikimi i frikshëm i komandantit të NATO-s: Nuk jemi në luftë, por as në paqe! Nëse s’pengohet Rusia…

admin

Numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga Iz’raeli në Br’egun Perëndimor rritet në 14 në 24 orët e fundit

Muhamet Ramadani

Ministria e Industrisë cakton marzhën e fitimit për produktet e naftës

Muhamet Ramadani