RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komandanti izraelit i tankeve vritet në betejë në Rripin e Gazës

komandanti-izraelit-i-tankeve-vritet-ne-beteje-ne-rripin-e-gazes

Ushtria izraelite raportoi vdekjen e një komandanti izraelit të tankeve në luftime tokësore në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e ushtrisë thuhet se major Shai Oriel Bezem, 23-vjeç, një ushtar rezervë që shërbente si komandant tankesh në Batalionin e Nëntë, u vra në një betejë në jug të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite, në faqen e saj zyrtare, tha se kjo e çon numrin e përgjithshëm të ushtarëve dhe oficerëve të vrarë që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor në 449, prej të cilëve 118 nga fillimi i betejave tokësore në më 27 tetor.

Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, që nga 7 tetori, të paktën 18.787 palestinezë janë vrarë dhe 50.897 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës.

Related posts

Cilat dokumente duhet t’i keni për të hyrë në zonën Schengen?

Muhamet Ramadani

Protestë kundër rritjes së rrymës, aktivistët dalin në rrugë të premten

Muhamet Ramadani

Brazil, rritet në 158 numri i viktimave nga përmbytjet

Muhamet Ramadani