RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisionerja Kos: BE-ja do të fitojë anëtarë të rinj, Mali i Zi i pari, i ndjekur nga Shqipëria

komisionerja-kos:-be-ja-do-te-fitoje-anetare-te-rinj,-mali-i-zi-i-pari,-i-ndjekur-nga-shqiperia

Bashkimi Evropian (BE) do të fitojë anëtarë të rinj në periudhën e ardhshme, me Malin e Zi të parin në radhë, i ndjekur nga Shqipëria, tha Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, transmeton Anadolu.

Kos tha se “tani është mjaft realiste që Bashkimi Evropian të zgjerohet në vitet e ardhshme”.

“Megjithatë, në shumë pjesë të Ballkanit Perëndimor ende ekziston skepticizëm nëse anëtarësimi në BE është i mundur. Shpresoj që shembulli pozitiv i Malit të Zi dhe Shqipërisë, të cilat janë të radhës, do të frymëzojë vendet e tjera në rajon të ndjekin shembullin”, tha ajo në një konferencë në Freiburg.

Komisionerja evropiane, Kos, tha se marrëveshjet e pranimit të vendeve të reja në Bashkimin Evropian do të përmbajnë një dispozitë të re që do t’i lejojë Komisionit Evropian të zbatojë sanksione në rast të mosrespektimit të rregullave dhe “vlerave” të Unionit.

“Marrëveshja e pranimit me Malin e Zi do të jetë e para që do të përfshijë masa mbrojtëse të veçanta, të nxjerra nga përvoja me Hungarinë”, tha Kos.

Kos pretendon se kjo ka të bëjë me parandalimin e shfaqjes së “Kuajve të Trojës” brenda Unionit.

“Nëse do të më kishit pyetur për këtë pesë ose dhjetë vjet më parë, do të kisha thënë se ishte absurde. Por tani e kuptojmë se duhet të jemi në gjendje të mbrojmë veten”, shtoi ajo.

Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua BE-së në vitin 2013, pas një procesi që zgjati rreth dhjetë vjet.

Related posts

COVID-19 – ”Financial Times”: 248 milionë kinezë ka të ngjarë të jenë të infektuar

admin

Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

admin

Macron: Nuk e kemi marrë asnjëherë në shqyrtim dërgimin e forcave detare në Ngushticën e Hormuzit! Jemi kundër tarifave dhe kufizimeve në lundrim

admin