RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komuna e Khan Younis në Gaza po pastron rrënojat e lëna nga Izraeli

komuna-e-khan-younis-ne-gaza-po-pastron-rrenojat-e-lena-nga-izraeli

Komuna e qytetit Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, ku ushtria izraelite u tërhoq duke lënë pas shkatërrime të mëdha, filloi të pastrojë grumbujt e rrënojave në rrugë për të lehtësuar kalimin e ambulancave dhe qytetarëve, transmeton Anadolu.

Punonjësit e Komunës së Khan Younis vazhdojnë të punojnë me burime të kufizuara për shkak të mungesës së karburantit dhe automjeteve për të hequr rrënojat e grumbulluara si pasojë e shkatërrimit të shtëpive dhe vendeve të punës gjatë sulmit tokësor 4-mujor të ushtrisë izraelite.

Një nga zyrtarët e Komunës së Khan Younis, Iyad Abu Khalil tha se pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga qyteti, me kërkesat e qytetarëve për hapjen e rrugëve dhe largimin e rrënojave, arritën të hapnin shumë rrugë me mjete të thjeshta, pavarësisht mungesës së karburantit dhe shkatërrimit të pajisjeve të rënda ndërtimore nga ushtria izraelite.

Ushtria izraelite njoftoi tërheqjen e saj nga Khan Younis në jug të Rripit të Gazës më 7 prill, katër muaj pasi kishte nisur sulm tokësor me pretekstin e shpëtimit të të burgosurve izraelitë të mbajtur nga Hamasi.

Sulmet izraelite prekën shumë qytetin, duke shkaktuar dëme të mëdha në rrugë, shtëpi dhe infrastrukturë.

Related posts

Morawiecki: Fitorja e Ukrainës, çelësi i rritjes ekonomike globale

admin

Qeveria izraelite voton në mënyrë unanime mbylljen e zyrave të Al Jazeera, arsyet mbeten të paqarta

admin

Erdoğan: Ankaraja e gatshme të sjellë “makthe të reja” për ata që përdorin terrorizmin për të shënjestruar Turqinë

rezart morina