RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Morawiecki: Fitorja e Ukrainës, çelësi i rritjes ekonomike globale

morawiecki:-fitorja-e-ukraines,-celesi-i-rritjes-ekonomike-globale

Fitorja e Ukrainës në luftën e saj me Rusinë do të heqë barrierat që pengojnë rritjen ekonomike globale, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki duke iu drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Duke folur gjatë një paneli diskutimi në selinë e FMN-së, në Uashington, Morawiecki adresoi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe shkaqet kryesore të luftës në Ukrainë.

Kryeministri polak tha se efektet pozitive mund të shihen duke i dhënë fund varësisë nga hidrokarburet ruse, dhe se në këtë aspekt Polonia është treguar pak më e zgjuar se disa vende të tjera, duke u përgatitur paraprakisht për t’u tërhequr nga energjia ruse dhe ndërtimi i interkoneksioneve të gazit.

Në panelin për ekonominë botërore mori pjesë edhe drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva. /atsh

Related posts

Mbërrijnë në Britani me gomone 44 emigrantët e parë për 2023-in

admin

Misioni kinez gjen meteoritë të rrallë në “anën e errët” të Hënës dhe i sjell në Tokë!

admin

Guterres e quan të papranueshëm kundërshtimin e Izraelit për krijimin e shtetit palestinez

admin