RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mashtrime gjatë shitjes së banesave, ngrihet aktakuzë ndaj tre personave

mashtrime-gjate-shitjes-se-banesave,-ngrihet-aktakuze-ndaj-tre-personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë ndaj tre personave, për veprat penale “ Mashtrimi”, “Detyrimi”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sipas aktakuzës, i pandehuri K.K., akuzohet për veprën penale të mbetur në tentativë “Detyrimi”, dhe për veprat penale “Mashtrimi”, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” pasi gjatë viteve 2023-2024, në mënyrë të kundërligjshme thuhet se ka përfituar shumën prej 485 mijë eurosh, duke e mashtruar të dëmtuarin E.N për të arritur një marrëveshje joformale për shitjen e disa banesave në pronësi të tij, por i akuzuari pas arritjes së marrëveshjes nuk e ka kryer shitjen e banesave.

Ndërsa A.M., akuzohet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, pasi ka bërë një lajmërim të rremë ndaj të dëmtuarit E.N pasi sipas aktakuzës, i pandehuri D.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka kanosur të dëmtuarin E.N me qëllim që ta detyroj të veprojë në dëm të pasurisë tij.

Related posts

Konjufca: Siguria parakusht për stabilitetin, synojmë bashkëpunim të ndershëm në Ballkan

RTI

Hamasi njofton se ka marrë përgjigje nga Izraeli mbi propozimin e tij për armëpushim

admin

Numri i të vdekurve në luftën e Izraelit kundër Gazës rritet në 21,978

Muhamet Ramadani