RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

komuna-e-shtimes-shpall-gjendje-emergjente-pas-reshjeve-te-dendura-te-shiut

Si pasojë e të reshurave të shiut, që nisën të martën herët e s’u ndalën për pothuajse asnjë moment, komuna e Shtimes ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në tërë territorin.

Ky vendim u mor nga kryetari Qemajl Aliu, i cili doli në mbrëmje për të vlerësuar gjendjen e cila del të jetë e rënduar.

“Të nderuar qytetarë, reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi serioze në disa zona të komunës. Duke u bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë tona institucionale, kam marrë vendimin që në gjithë territorin e Komunës së Shtimes të shpallim gjendje emergjente, me qëllim që të reagojmë me efikasitet dhe të mbrojmë sigurinë e të gjithëve”, tha Aliu.

Ai tha se gjatë ditës së nesërme pritet të mblidhet sërish Shtabi Emergjent, i cili tashmë gjendet në terren dhe po zhvillon veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.

Kryetari tha se nga orët e hershme të mëngjesit, të gjitha drejtoritë komunale me njësitë dhe shërbimet vartëse, si dhe me mbështetjen e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Policisë, janë angazhuar maksimalisht për ta mbajtur situatën nën kontroll.

Ndërkaq, u theksua se në disa fshatra gjendja paraqitet më e rënduar, por Aliu tha se ekipet dhe shërbimet komunale me makineri të specializuar janë duke ndërhyrë me kujdes për trajtimin e dëmeve të shkaktuara dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Komuna e Shtimes u bëri thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare deri në normalizimin e plotë të situatës.

Related posts

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Muhamet Ramadani

IRGC pretendon sulme të reja ndaj objekteve ushtarake amerikane në Kuvajt

admin

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, rëndohet bilanci i viktimave nga përplasja e trenave!

admin