RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi sot me dy seanca, njëra për buxhetin e tjetra për formimin e qeverisë

kuvendi-sot-me-dy-seanca,-njera-per-buxhetin-e-tjetra-per-formimin-e-qeverise

Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së re, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për formimin e saj. Seanca do të nisë në orën 14:00, ku deputetët do të shqyrtojnë dhe votojnë kabinetin e propozuar qeveritar.

Para kësaj, në orën 11:00 është thirrur edhe një seancë tjetër me disa pika, përfshirë formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimin e parë të projektligjit për ndarjet buxhetore, miratimin e buxheteve të Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut, financimin e RTK-së si dhe ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, ende nuk ka konfirmuar nëse i ka siguruar votat e nevojshme për të kaluar kabinetin e tij. Pas propozimit, ai u ka bërë thirrje partive politike që të votojnë një qeveri të përkohshme deri në prill të vitit të ardhshëm, kur skadon mandati i presidentes Vjosa Osmani.

Megjithatë, PDK, LDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Konjufcën, duke e lënë ende të paqartë nëse do të ketë vota të mjaftueshme për formimin e institucioneve të reja.

Related posts

Komandant “Remi”: Të lirohen dhe të kthehen në atdhe të gjithë të akuzuarit nga Specialja

admin

Qeveria franceze përballet me votë mosbesimi për shkak të reformës së pensioneve

admin

Egjipti voton për zgjedhjet parlamentare

admin