RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komuna kërkon nga klubet e natës në Prishtinë të paguajnë taksën për punë pas mesnatës

komuna-kerkon-nga-klubet-e-nates-ne-prishtine-te-paguajne-taksen-per-pune-pas-mesnates

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga klubet e natës të cilat kanë të drejtë të punojnë pas orës 24:00, që të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023, sipas rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotjen akustike.

“Sipas Rregullores për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike 01-110/04-277218/22, konkretisht Neni 7, pika 1 obligon Subjektet afariste-klubet e natës, të cilat kanë të drejtë të punojnë pas orës 24:00, të paguajnë taksën për punë gjatë orarit të natës për vitin 2023”, thuhet në postimin e tyre.

Po ashtu, u është bërë thirrje që të aplikojnë për t`iu nënshtruar procedurave të parapara sipas rregullores.

“Kërkesës duhet ti bashkëngjiten: Certifikata e Biznesit me informata dhe kopja e dokumentit identifikues. Afati i aplikimit nga 22 dhjetor 2023 deri më 15 janar 2024. Kërkesa duhet të paraqitet në sportelet e Qendrës për Shërbim me Qytetarë, objekti i vjetër i komunës” thuhet tutje në njoftim.

Related posts

Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë

admin

Krerët e shtetit nesër nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim të Kosovës në BE

admin

Miratohet Udhëzimi Administrativ për Kontrollimin Teknik të Automjeteve

admin