RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Komunat i kërkojnë Qeverisë urgjentisht t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ekzekutojë pagat për mësimdhënësit që ishin në grevë në shtator.

Në një reagim të mërkurën, që është dita e fundit e afatit në kontrata të punëtorëve të sektorit publik për ekzekutimin e pagave, AKK-ja ka thënë se komunat janë punëdhënëse e përgjegjëse për vijueshmërinë në punë dhe ndalesat eventuale, ndërsa Ministria e Financave vetëm ekzekutuese e pagesave, “jo edhe ndërmarrëse e veprimeve të njëanshme pa asnjë vendimmarrje të punëdhënësit, në këtë rast Komunave”.

“Kjo qasje e nivelit qendror është në kundërshtim me praktikat e deritanishme të bazuara në ligjet pozitive në Kosovë. Deri më tani, në asnjë rast nuk ka ndodhë të kemi ndalesa të pagave të punëtorëve të asnjë sektori me të cilin menaxhojnë komunat, pa veprimin ligjor paraprak të vetë punëdhënësit. Bordi i AKK-së i bën thirrje Qeverisë të veprojë urgjentisht në procedimin e pagave sipas akteve ligjore në fuqi dhe të praktikuara deri tani”, thuhet në njoftim. “Komunat e Kosovës, padrejtësisht edhe kësaj radhe po goditen në këtë garë të panevojshme ku humbësit më të mëdhenj janë nxënësit e Kosovës. Mos ekzekutimi i pagave është qasje e panevojshme dhe nuk shkon në dobi të stabilizimit të procesit arsimor”.

Deri të martën, Qeveria u shpreh se s’do t’i paguajë mësimdhënësit grevistë. Më 4 tetor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci propozoi pagë avancë për mësimdhënësit, si kompensim për zëvendësim të orëve me ndryshim të kalendarit shkollor.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë se nuk do të pranojë t’i zëvendësojë orët mësimore.

Related posts

Gjendet kokainë me vlerë rreth 200 milion dollarë në kontejnerin me banane në Ekuador, arrestohet pesë persona. Ja cili ishte destinacioni i drogës

admin

Altun: Izraeli përhap lajme të rreme për të fshehur gjenocidin në Gaza

rezart morina

BIK-u hap fond për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Turqi

rezart morina