RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Konferenca e donatorëve mbledh 9,6 miliardë euro për Sirinë

konferenca-e-donatoreve-mbledh-9,6-miliarde-euro-per-sirine

Gjatë konferencës së donatorëve të Sirisë të enjten në Bruksel, Bashkimi Evropian premtoi grante dhe kredi me vlerë 9,6 miliardë euro (10.5 miliardë dollarë) për të mbështetur vendin.

Komisioni Evropian, BE-ja dhe vendet e saj anëtare premtuan në total 5,6 miliardë euro (6.13 miliardë dollarë), 4,6 miliardë euro për vitin 2023 dhe 1 miliardë euro për vitin 2024.

“Sot kemi mbledhur grante me vlerë 5,6 miliardë euro”, tha Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç.

Institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët njoftuan një kredi me vlerë 4 miliardë euro.

Në konferencën e donatorëve morën pjesë përfaqësues nga mbi 85 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, në konferencë u mblodhën 6 miliardë euro.

Qeveria gjermane njoftoi gjithashtu një ndihmë shtesë me vlerë rreth 1 miliard euro.

Sipas Ministrisë së Zhvillimit të Gjermanisë, rreth 568 milionë euro do të sigurohen nga buxheti i saj dhe 484 milionë euro nga Ministria e Jashtme.

Fondi do të përdoret për të financuar riparimin e tubacioneve për ujin e pijshëm dhe për të ndihmuar fermerët.

“Do të ishte një gabim fatal të harronim krizën në Siri”, tha ministrja gjermane e Zhvillimit, Svenja Schulze.

“Lufta civile shkatërruese, migrimi masiv, fatkeqësitë e thatësirës dhe tërmeteve kanë sjellë pasoja katastrofike”, shtoi ajo.

Pas 12 vitesh luftë civile, Siria është e ndarë dhe e shkatërruar në masë të madhe.

Fatkeqësia e tërmetit në shkurt të këtij viti e ka përkeqësuar më shumë situatën.

Që nga shpërthimi i luftës në 2011, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kanë siguruar mbi 30 miliardë euro në ndihmë të Sirisë./atsh

Related posts

Koreja teston dronin që mund të krijojë cunami

rezart morina

Ambasada gjermane reagon për skandalin e Visametric

rezart morina

OBSH: Gjysma e njerëzve me hipertension nuk e dinë se kanë problem

rezart morina