RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulmohen me shok bomba policët e Kosovës në veri

sulmohen-me-shok-bomba-policet-e-kosoves-ne-veri

Raportohet se mbrëmë gjatë natës kanë ndodhur tri shpërthime në pjesën veriore të vendit.

Lajmin për teve1.info, e ka konfirmuar Drejtori rajonal i Policisë së veriut, Veton Elshani, i cili tha se shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Sipas Elshanit, njëri rast ka ndodhur derisa një veturë e Policisë po patrullonte, ndaj të cilës janë hedhur gurë dhe një shok bombë.

Njëherit, sulm ka pasur edhe në oborrin e stacionit policor në Mitrovicë të Veriut dhe në afërsi të stacionit policor në Zveçan.

“Në intervalin kohor prej orës 23:30 deri në orën 01:30, kanë ndodhur tri shpërthime. Një ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policisë, vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok bombë. Një ka ndodhur në stacion të Policisë në Mitrovicë të Veriut, saktësisht në oborr. Dyshohet se janë hedhur dy shok bomba. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit të policisë”, deklaroi Elshani për teve1.info.

Elshani bëri të ditur se nga këto shpërthime nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale ndaj veturës./

Related posts

Mediat në Emiratet e Bashkuara Arabe vlerësojnë vizitën e presidentit Erdoğan

rezart morina

Kuleba: Na jepni avionë F-16, pasi Rusia duhet ndalur

rezart morina

Rusia do t’i dërgojë thirrje Evropës për të dënuar djegien e Kuranit në Suedi

rezart morina