RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kongresisti amerikan i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës

kongresisti-amerikan-i-kerkon-serbise-t’i-ndale-kercenimet-ndaj-kosoves

Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani, si dhe të veprojë plotësisht në linjë me institucionet perëndimore.

Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Wilson rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe e kritikoi Serbinë për, siç tha, kërcënime të vazhdueshme.

Ai tha se Beogradi duhet përfundimisht t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por argumentoi se kjo do të kërkonte një shkëputje të qartë nga pushtetet autoritare.

Wilson ka sponsorizuar një rezolutë në Kongresin amerikan që kërkon që Sesioni Vjetor i vitit 2027 i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të mbahet në Çarlston të Karolinës së Jugut, e jo në Beograd.

Derisa tha se synimi kryesor është të mbahet ky takim në Shtetet e Bashkuara, ai përmendi marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin, si dhe qasjen e saj ndaj Kosovës, si disa nga shqetësimet e tij lidhur me Beogradin si nikoqir i këtij takimi.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së thotë se delegacioni amerikan më herët e kishte njoftuar atë se Çarlston nuk mund të organizonte sesionin, dhe se pas kësaj Beogradi u përzgjodh në bazë të procedurave të përcaktuara.

Wilson tha se shqetësimet logjistike që lidhen me ushqimin, stafin dhe përkthimin janë zgjidhur ndërkohë, dhe sugjeroi se Beogradi mund ta organizojë këtë takim në vitin 2028.

Related posts

Anglia, operacion ndaj shqiptarëve! “Bridora” synon të dëbojë sa më shumë azilkërkues

Muhamet Ramadani

Vrau prindërit dhe vëllain me thikë, 17-vjeçari tregon si goditi të atin: Po bërtiste e më thërriste për ndihmë pasi pa Lorencon, më pas…

admin

Erdoğan: Turqia qëndron në krah të Libanit kundër ‘politikave ag’resive’ të Iz’raelit

admin