Kongresisti amerikan, Mike Turner, ka falënderuar presidenten, Vjosa Osmani për mikpritjen në Kosovë të enjten, ku tha se dyshja kanë diskutuar për marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës, si dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, që është një dakordim mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve mes vete.
“Faleminderit Presidentja Vjosa Osmani për mikpritjen në Kosovë. E shijova diskutimin tonë rreth raporteve strategjike mes SHBA-së dhe Kosovës dhe rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për të arritur paqe në rajon”, ka shkruar kongresisti amerikan.
Osmani ka thënë të enjten gjatë një takimi me kongresistin amerikan, Mike Turner, se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor për shtensionimin e situatës në veri , ndërsa e ka akuzuar Serbinë për destabilizmin e saj përmes “bandave kriminale”, njoftoi Presidenca e Kosovës.
Osmani e priti Turnerin në një takim më 31 gusht në Prishtinë, ku e ritheksoi “rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”.