RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca, Haxhiu e Maqedonci bëjnë homazhe në Gllogjan

konjufca,-haxhiu-e-maqedonci-bejne-homazhe-ne-gllogjan

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca së bashku me deputetë e ministra kanë bërë homazhe në Gllogjan, në 26-vjetorin e Ditës së Dëshmorëve të Dukagjinit.

Konjufca ka shkruar në Facebook se Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të cilët ranë heroikisht më 24 mars të vitit 1998, nuk e dinin se pikërisht pas një viti, më 24 mars 1999 do të fillonte fushata e bombardimeve të NATO-s, kundër caqeve të forcave okupatore të Serbisë.

Postimi i plotë:

Në këtë 26-vjetor të Ditës së Dëshmorëve të Dukagjinit, bëra homazhe në Kompleksin memorial në Gllogjan, për t’i përkujtuar dhe nderuar dëshmorët Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të rënë në përballjen frontale kundër forcave okupatore të Serbisë.
Jehona e heroizmit do të ushtonte kudo, si burim frymëzimi e mobilizimi, si shembull i vetëmohimit, sakrificës sublime nëpër të cilën kalon rruga drejt lirisë.
Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj, të cilët ranë heroikisht më 24 mars të vitit 1998, nuk e dinin se pikërisht pas një viti, më 24 mars 1999 do të fillonte fushata e bombardimeve të NATO-s, kundër caqeve të forcave okupatore të Serbisë. Ata dinin vetëm se me guximin dhe vendosmërinë e tyre ishin të gatshëm të jepnin gjithçka për atë që ishte më e shtrenjtë. Ata ishin të bindur se gjaku i dëshmorëve e sjell lirinë e popullit tonë.
Shembulli i tyre është udhërrëfyes tepër i vyer për brezat e ardhshëm, prej të cilit nuk do të reshtim së mësuari, e do të frymëzohemi gjithmonë.
Lavdi e përjetshme Himë Haradinajt, Gazmend e Agron Mehmetajt, dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Related posts

Jakov Millatoviq zgjidhet presidenti i ri i Malit të Zi

rezart morina

Shtime, arrestohet një person për sulm seksual

rezart morina

Anija amerikane ankorohet në brigjet e Rripit të Gazës

admin