RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK

konjufca:-heroi-ilaz-kodra-eshte-nder-figurat-me-emblematike-te-uck

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, ka thënë se heroi Kodra është ndër figurat më embelmatike të UÇK.

“Jemi mbledhur në këtë senacë për të nderuar e vlerësuar figurën kombëtare të heroit të Kosovës Ilaz Kodra. Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtri të lavdishme në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. I rritur e frymëzuar në frymë patriotike, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion që Kosova mund të çlirohet pa luftë, për këtë arsye u bashku me Adem Jasharin, Hamëz Jashani, Zahri Pajazitin e të tjerë në njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e UÇK. Ky grup patriotësh e panë të parët lirinë e Kosovës prandaj sakrifikuan ëdo gjë që këtë liri ta shohë e ta gëzojë i gjithë populli ynë”, ka thënë ai.

Related posts

Rritet në 69.775 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

Protesta në Londër në mbështetje të grupit ‘Palestine Action’, disa të arrestuar

admin

Shpërthen zjarri në një restorant kinez, 17 persona të vdekur – VIDEO

admin