RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Falë Ilaz Kodrës dhe mbi 3 mijë dëshmorëve të UÇK-së jemi të lirë

osmani:-fale-ilaz-kodres-dhe-mbi-3-mije-deshmoreve-te-uck-se-jemi-te-lire

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, ka thënë se komandanti Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”.

Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës, kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.

“Përballë regjimit kriminal të Serbisë Ilaz Kodra me bashkëluftëtarët qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror”, tha ajo.

“Heroi Ilaz Kodra, ndoqi idealin e komandantit Adem Jashari, duke e konsideruar lirinë si të pa negociueshme dhe sublime të popullit të tij ndaj edhe u përjetësuar. Ilaz kodra ashtu siç e nisi aktivitetin e tij patriotik edhe e përfundoji duke mbrojtur dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Kauza e tij ishte liria, andaj ai ra për liri dhe shtet. Ilazi nuk u kthye ne shtëpinë e tij por Kosova e lirë dhe e pavarur mbeti shtëpia e tij e përjetshme. Heronjtë janë më shumë se sa shtatore në bronze, ata janë kujtesa jone e përhershme, janë themeli mbi të cilin është krijuar shteti jonë”, ka thënë ajo.

Related posts

Policia konfiskon drogë në disa qytete, arrestohen të dyshuarit

admin

Kryeministri izraelit kërkon marrëveshje të re sigurie me SHBA-në

admin

Rusia dhe Ukraina përballen në Gjykatën Botërore për rastin e gjenocidit

admin