RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca lirohet nga akuza për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

konjufca-lirohet-nga-akuza-per-hedhje-te-gazit-lotsjelles-ne-kuvend

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbajt seanca përfundimtare ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me ç’rast edhe u mor vendim për lirimin e tij nga akuza.

Konjufca u lirua nga akuza që më datën 10 gusht 2016 kishte hedhur gaz lotsjellës në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

Sipas gjyqtares, Edita Çanta, një vendim i tillë u mor pasi nuk është provuar që Konjufca ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.

“Gjykata të pandehurin e largon nga akuza për shkak se në pajtim me rrjedhën e procedurës penale nga provat personale dhe materiale të vlerësuara nga gjykata nuk është provuar se i pandehuri i ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, ka thënë gjyqtarja.

Kujtojmë se Konjufca akuzohet për këtë veprim të kryer gjatë kohës sa ishte në opozitë, në periudhën ku po protestonin kundër miratimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

Related posts

Trump kërkon nga Zelenskyy “të veprojë shpejt” për një marrëveshje të mundshme me Rusinë

Hevzi

Të paktën 18 të vdekur në një aksident me autobus në Pakistan

admin

Kryeministri i Malajzisë thotë se mosveprimi ndaj akteve islamofobike është “i rrezikshëm”

admin