RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca nis vizitën zyrtare në ShBA, do të marrë pjesë në Samitin për Demokraci

konjufca-nis-viziten-zyrtare-ne-shba,-do-te-marre-pjese-ne-samitin-per-demokraci

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka mbërritur në ShBA, atje ku do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci që nis nga nesër e vazhdon deri më 30 mars.

Shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërqeli ka publikuar një foto me Konjufcën dhe ambasadorin e Kosovës në ShBA, Ilir Dugollin.

“Kryetari Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci, që do të mbahet më 28-30 mars, si dhe në pritjen që Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera”, ka shkruar Kërçeli.

Konjufca do të ketë takime edhe me përfaqësues të Kongresit dhe të Departamentit të Shtetit.

“Krahas pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit, është paraparë që Kryetari i Kuvendit të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues politikë të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës”, ka shkruar tutje ai.

Related posts

“Fëmijët në ato zona lufte kanë harruar të buzëqeshin!” – Papa Françesku mesazh për Pashkët, thirrje për armëpushim në Gaza

admin

Britania e Madhe e alarmuar/ Publikohet raporti: Inteligjenca artificiale kërcënon 8 milionë vende pune! Ja kush janë më të prekurit

admin

Sulmi amerikan ndaj Iranit dhe vrasja e Khameneit, reagon PD: Një lajm i mirë për popullin iranian dhe botën e lirë

admin