RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Po punojmë “ditë e natë” për të shëruar plagët e shkaktuara nga tërmetet

erdogan:-po-punojme-“dite-e-nate”-per-te-sheruar-plaget-e-shkaktuara-nga-termetet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka premtuar se do të shërojë plagët e shkaktuara nga tërmetet e fuqishme që goditën rajonin jugor të vendit të tij muajin e kaluar duke marrë jetën e mbi 50 mijë njerëzve, raporton Anadolu.

“Ne po punojmë ditë e natë për të shëruar plagët e shkaktuara nga tërmeti në zemrat e miliona e njerëzve”, tha presidenti Erdoğan në një ceremoni të hedhjes së themeleve në provincën Adıyaman.

Erdoğan njoftoi se Turqia planifikon të ndërtojë 319 mijë shtëpi brenda një viti në rajonin e goditur nga tërmeti.

“Në njërën anë po krijojmë hapësira të përkohshme akomoduese, ndërsa në anën tjetër po fillojmë ndërtimin e banesave të përhershme”, tha Erdoğan, duke shtuar se deri më tani ka filluar ndërtimi i 56.323 shtëpive.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, ku mbi 13.5 milionë njerëz u prekën nga këto tërmete shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Related posts

Qeveria populiste çeke hedh poshtë paktin e BE-së për migracionin

RTI

Meloni për qendrat e emigrantëve në Shqipëri: Do të funksionojnë 1,5 vjet me vonesë për shkak të gjyqtarëve

RTI

Gaza-Izrael: Shifrat e fundit të viktimave

Muhamet Ramadani