RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Nuk pranojmë bosnjëzimin e Kosovës

konjufca:-nuk-pranojme-bosnjezimin-e-kosoves

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se jo të gjitha marrëveshjet me Serbinë mund t’i pranojë Kosova.

Ai në një deklarim për media pas ceremonisë së shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, ka theksuar se nuk mund të pranohet bosnjëzimi i vendit, derisa ka shtuar se kryeministri Albin Kurti e ka ekipin e tij që t’i analizojë ato nëse janë me interes apo jo.

Konjufca ka kritikuar BE-në, për siç ka thënë qasje të pabalancuar mes dy vendeve.

Kryeparlamentari Konjufca ka deklaruar se kërkesat e Serbisë janë bërë plan i Bashkimit Evropian.

“Jo të gjitha marrëveshjet mund t’i pranojmë, ne e analizojmë, kryeministri e ka ekipin e vet, dhe vetë atje është për këtë punë që t’i analizojë nëse ato janë në interes të Kosovës apo jo… 04:20 Ne nuk do të lodhemi kurrë që edhe më tutje të argumentojmë me Bashkësinë Ndërkombëtare që kjo është një pozicionim prej të cilës Kosova nuk mund të heqë dorë. Po të hiqte dorë, mund të qojmë në bosnjëzimin e Kosovës. Populli e ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje përpos arsyeve të tjera, unë mendoj që njëra prej arsyeve kryesore, qendrore pse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar para dy vjetëve, me e stopu këtë proces të bosnjëzimit të Kosovës”, ka theksuar ai.

Ai ka folur edhe për atë se pse e konsideron të pabalancuar qasjen e BE-së ndaj Kosovës.

“Mua më duket e pabalancuar, sepse të gjitha kërkesat që parashtrohen në drejtim të Kosovës korrespondojnë me ato që na i kërkon neve vetë Serbia, sikur dorëheqja pa kurrfarë procedure e kryetarëve të komunave, zhvleftësimi i procesit demokratik edhe i ligjshmërisë së institucioneve tona, të gjitha këto janë kërkesa të Serbisë dhe fatkeqësisht Bashkimi Evropian po na i kërkon këto. Ne nuk mund ta shkelim shtetin tonë. Do të shkojë përmes kushtetutshmërisë, përmes ligjeve të cilat kanë para shikueshmëri. Është transparent procesi se kur japin kryetarët e komunave dorëheqje se çka ndodhë në Republikën e Kosovës. Kjo do të ndodhte edhe në komunat e tjera jo vetëm në atë të veriut. Sot, një kryetar i pjesës së këtyre komunave të tjera nëse jep dorëheqje organizohen zgjedhjet”, ka deklaruar Konjufca.

Related posts

Publikohen rezultatet e PIRLS 2021, nxënësit e Kosovës jo të mirë në lexim

rezart morina

Zjarre të fuqishme përreth Athinës, evakuohen banorët

admin

Organizata të njohura kërkojnë shtimin e përpjekjeve të shpëtimit të jetëve në Mesdhe

admin