RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet kosovari, kërkohej nga autoritetet norvegjeze për vrasjen e kryer në Oslo

arrestohet-kosovari,-kerkohej-nga-autoritetet-norvegjeze-per-vrasjen-e-kryer-ne-oslo

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti “Fast Kosova” me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë një person me inicialet V.A në Ferizaj, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë të falsifikuara.

Policia ka bërë të ditur se ndaj personit të njëjtë do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla.

Related posts

Izraeli njofton sulme në Libanin jugor

admin

Ushtria izraelite nis ofensivë të re në jug të Sirisë

RTI

Zyrtare: Turqia shkon në balotazh për presidentin më 28 maj

Muhamet Ramadani