RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Rënia heroike e Jasharëve i dha jetë UÇK-së

konjufca:-renia-heroike-e-jashareve-i-dha-jete-uck-se

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha se themelet e lirisë së vendit, janë të patundura mbi gjakun e familjes së Jasharëve.

Ne fjalimin e tij të mbajtur në seancën solemne të Kuvendit, Konjufca tha se Jasharajt në krye me Ademin dhe Hamzën dhe të gjithë familjarët e tjerë, u sakrifikuan në luftë të drejtpërdrejt për liri.

“Për kombet në botë më e rëndësishmja është liria. Jasharët në krye me Ademin dhe Hamzën me bacin Shaban e të gjithë familjarët e tjerë burra e gra, pleq e fëmijë u sakrifikuan kolektivisht në luftë të drejtpërdrejt për liri. Themelet e lirisë tonë rrinë të patundura mbi gjakun e dëshmorëve. Kosovës nëpër vena i rrjedh gjaku i dëshmorëve”, tha Konjufca.

Tutje, Konjufca u shpreh se rënia heroike e Jasharëve i ka dhuruar jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndryshe, kryetari i Kuvendit tha se sa t`ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të shkojë në Prekaz, që sipas tij të frymëzohet aty ku u ngjit liria.

“Rënia heroike e Jasharëve i dha jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Se sa të ketë komb shqiptar mbi dhe, secili do të vizitojë Prekazin e do të frymëzohet aty ku u ngjit liria. Lavdi Jasharëve, Zoti e bekoftë kombin tonë të pamposhtur”, deklaroi Konjufca.

Related posts

Shefi i OKB-së “thellësisht i shqetësuar” nga vendimi i Izraelit për të vendosur rrethim të plotë në Gaza

rezart morina

OKB anulon votimin: Vendbanimet izraelite ‘pengesë’ për paqen

rezart morina

Radojqiq nën kërkim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë, kompanitë e tij në Serbi marrin tenderë milionësh

RTI