RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Serbia cenoi sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës

konjufca:-serbia-cenoi-sovranitetin-dhe-sigurine-e-kosoves

Kryetari I Kuvendit të Kosovë, Glauk Konjufca ka reaguar pas arrestimit të tre zyrtarëve policor kufitar nga Serbia.

Ai e ka cilësuar si akt të rëndë të rëmbimit dhe akt të cenimit të sovranitetit të Republikës së Kosovës nga Serbia.

“Ky akt i cënimit të sovranitetit dhe sigurisë së Kosovës nga Serbia është tregues i qartë se kush dëshiron të nxisë tensione në mes dy vendeve. Në kohën kur Serbia do duhej të urdhëronte bandat kriminale në veri të Kosovës që të tërhiqeshin nga përpjekja për destabilizim të rendit në katër komunat veriore të Kosovës, ajo vazhdon më tutje duke i përfshirë formacionet zyrtare policore në cënimin e integritetit territorial të Kosovës”, tha ai.

Sipas Konjufcës këto veprime nga ana e Serbisë po ndodhin pikërisht në kohën kur Kosova po del me propozime për t’i gjetur zgjidhje destabilizimit në veri të vendit.

“Në kohën kur qeveria e Kosovës po del me propozime për t’i gjetur zgjidhje destabilizimit të shkaktuar nga grupet kriminale të mbështetura nga Beogradi, Serbia dëshmon nuk është e gatshme për asnjë zgjidhje. Prandaj, i kërkojmë fuqishëm faktorit ndërkombëtar, veçanërisht BE-së dhe SHBA-së që ta dënojnë Serbinë për këto akte agresioni kundrejt Kosovës. Lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës është ultimativ”, tha Konjufca.

Teksa theksoi se “me këtë akt, Serbia në menyrë të hapur dhe tepër të rrezikshme e ka hedhur poshtë marrëveshjen bazë të normalizimit të marrëdhënieve të pranuar në Ohër dhe Bruksel”.

Related posts

Prokuroria nis hetimet për rënien e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës

rezart morina

“Debat historik” në Strasburg, publikohet lista: Këta janë përfaqësuesit e Kosovës e të Shqipërisë që do të flasin

admin

Eman Rrahmani i prerë: Nuk e votoj Kodin Civil, ky do të jetë qëndrimi im deri në fund të mandatit

admin