RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Eman Rrahmani i prerë: Nuk e votoj Kodin Civil, ky do të jetë qëndrimi im deri në fund të mandatit

eman-rrahmani-i-prere:-nuk-e-votoj-kodin-civil,-ky-do-te-jete-qendrimi-im-deri-ne-fund-te-mandatit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka deklaruar sërish se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Kodit Civil dhe njëjtë do të vazhdojë deri në fund të mandatit.
Rrahmani ka deklaruar se ruajtja e familjes tradicionale ka qenë edhe premtim i tij, për çka ai tha se do të angazhohet.
Qëndrimet e tij, ai thotë se nuk do t’i ndryshojë, duke lënë të nënkuptohet se nuk do ta votojë Kodin.
“Nëse psh në Kosovë ndodhë të lindin prej një dhuruesi të spermatozoidi, atëherë neve detyrimisht i dërgojmë drejt incestit. Arsyeja pse nuk e mbështes dhe nuk e votoj është tek e drejta për t’u sterilizuar te meshkujt mbi moshën 23 vjeç, pas një vlerësimi të komisionit shëndetësor. E pakuptueshme t’u mundësohet një proces i tillë, pa vlerësim për rreziqet. Kjo ka të bëjë me angazhimin tim politik, për ruajtjen e familjes tradicionale. Natyrisht, ky ka qenë angazhim dhe premtim I imi edhe gjatë fushatës. Këto kanë me qenë qëndrimet e mija deri në fund të mandatit.”, tha ai në Tv Dukagjini. /rtvbesa

 

Related posts

Biden viziton zonat e prekura nga stuhia në Florida, zotohet për ndihmë në rimëkëmbjen e vendit – VIDEO

admin

Turqi, një grua 85-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 152 orë pas tërmetit – VIDEO

Muhamet Ramadani

Turqia dënon sulmin terrorist në Kudsin Lindor

admin