RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Ta kujtojmë të shkuarën s’do të thotë që s’e duam paqen e pajtimin, por padrejtësia të mos përsëritet

konjufca:-ta-kujtojme-te-shkuaren-s’do-te-thote-qe-s’e-duam-paqen-e-pajtimin,-por-padrejtesia-te-mos-perseritet

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka thënë se duke e kujtuar të kaluarën nuk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtim, por duam që padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritet kurrë më.

Ai në seancën solemne për 25 vjetorin e çlirimit ka thënë se kur e festojmë 12 Qershorin, e kemi domosdoshmëri etike që të reflektojmë mbi historinë, sepse siç tha ai, ajo për popullin tonë ka qenë vërtetë e vështirë.

“Kur e kremtojmë 12 Qershorin, ditën e Çlirimit të Kosovës, e kemi domosdoshmëri etike që të reflektojmë mbi historinë, se ajo për popullin tonë ka qenë vërtetë e vështirë…Prandaj, ta kujtojmë të shkuarën, e të mos e harrojmë të vërtetën, nuk do të thotë të mos e duam paqen dhe pajtimin, por për ne gjithmonë e shohim pajtimin vetëm si rezultat të drejtësisë, ne kujtojmë dhe do të kujtojmë gjithmonë sepse duam që padrejtësia dhe pushtimi të mos përsëritet kurrë më”, ka deklaruar ai.

Tutje, Konjufca ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari do të mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë të re.

Related posts

Shqiptarët e Izmirit vënë kurorë të zezë pranë konsullatës greke me rastin e gjenocidit të Çamërisë – VIDEO

rezart morina

Bjellorusia i bën thirrje Polonisë që të mos përshkallëzojë situatën në zonën kufitare

admin

Përsëri protestohet para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kërkohet refuzimi i propozimit francez

admin