RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca thekson nevojën për një dinamikë të re bashkëpunimi Kosovë – Shqipëri

konjufca-thekson-nevojen-per-nje-dinamike-te-re-bashkepunimi-kosove-–-shqiperi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, Ardian Gola, ka pritur sot në takim Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të drejtuar nga Flutura Açka.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Konjufca ka vlerësuar lart bashkëpunimin që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërmjet tyre, duke e konsideruar atë shembull për vendet e tjera në rajon.

Ndryshe, kryeparlamentari shprehu interesimin dhe gatishmërinë për t’i vazhduar marrëdhëniet e tilla me Tiranën në të gjitha fushat, duke i kultivuar dhe intensifikuar më tej ato, në të mirë të të dyja vendeve, veçanërisht në rrafshin parlamentar.

“Kryetari Konjufca theksoi nevojën e një dinamike të re të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, përfshirë këtu sferën e arsimit, si njërën nga shtyllat kryesore të zhvillimit, për të rezultuar me arsim cilësor dhe konkurrues në tregun global”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, anëtarët e delegacionit parlamentar nga Shqipëria kanë falënderuar Konjufcën për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht shprehën interesimin e tyre për të rritur angazhimet në funksion të kooperimit sa më të madh ndër parlamentar midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Related posts

Pakënaqësitë ndaj Vuçiqit, protestuesit serbë përplasen mes vete

Muhamet Ramadani

Ushtria e Ukrainës njofton se ka rrëzuar 17 dronë dhe një raketë ruse! Çfarë thuhet për sulmin në centralin bërthamor të Zaporizhias

admin

Britani – Çmimet e ushqimeve njohin rritjen më të madhe që nga 2008-a

admin