RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina do t’u japë lejeqëndrim të përkohshëm luftëtarëve të huaj

ukraina-do-t’u-jape-lejeqendrim-te-perkohshem-luftetareve-te-huaj

Të huajt dhe personat pa shtetësi që shërbejnë në ushtrinë ukrainase do të kenë të drejtë të marrin lejeqëndrimi të përkohshëm sipas një ligji të nënshkruar nga presidenti Volodymyr Zelenskyy, njoftoi të martën Shërbimi Shtetëror i Migracionit, transmeton Anadolu.

“Presidenti i Ukrainës nënshkroi Ligjin e Ukrainës nr. 4730-IX të 17 dhjetorit 2025, i cili rregullon statusin ligjor të të huajve dhe personave pa shtetësi që kryejnë shërbim ushtarak sipas një kontrate në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe formacione të tjera ushtarake”, tha ai në një deklaratë.

Sipas ligjit të ri, individë të tillë do të konsiderohen banorë të ligjshëm të Ukrainës nëse marrin një lejeqëndrimi të përkohshëm.

Leja do të jetë e vlefshme për kohëzgjatjen e kontratës së tyre të shërbimit ushtarak dhe për gjashtë muaj më pas.

Shërbimi i migracionit tha se të huajt dhe personat pa shtetësi që tashmë shërbejnë në ushtri duhet të aplikojnë për një lejeqëndrimi të përkohshëm brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e ligjit.

“Deri në fund të kësaj periudhe, fakti i qëndrimit të ligjshëm në Ukrainë do të konfirmohet nga një dokument regjistrimi ushtarak ose një certifikatë shërbimi e një ushtaraku”, shtoi ai.

Lejeqëndrimi i përkohshëm do t’u japë gjithashtu këtyre individëve akses të plotë në shërbimet bankare, noteriale, mjekësore dhe shërbime të tjera sociale në Ukrainë.

Related posts

Stuhia Byron krijon “katastrofë humanitare komplekse” në Gaza

RTI

Ministri francez: Punësimi i emigrantëve, shumë i nevojshëm për disa profesione në vend

admin

Danimarka do të marrë masa kundër sulmeve me bazë kulturore dhe fetare në vend

admin