RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca: Zgjedhjet për Parlamentin Europian janë më të rëndësishëme se kurrë

konjufca:-zgjedhjet-per-parlamentin-europian-jane-me-te-rendesisheme-se-kurre

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se zgjedhjet për Parlamentin Europian janë më të rëndësishëm se kurrë.

Konjufca ka thënë se zgjedhjet për Parlamentin Europian janë zgjedhje historike, që sipas tij mund të determinojnë të ardhmen e BE-së.

“Në këto zgjedhje nuk do të zgjedhen vetëm përfaqësuesit e qytetarëve të shteteve anëtare në Parlament, por do të dëshmohet edhe vendosmëria e Europës në mbrojtjen e vlerave të saj fundamemtale të cilat sot po i kërcënohen drejtpërdrejtë nga pushtimi rus në Ukrainë. Prandaj, këto zgjedhje janë zgjedhje historike dhe do të mund të determinojnë të ardhmen e BE-së mbase edhe në dekadat në vijim. Një Bashkim Evropian unik në mbrojtjen e vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe dinjitetit të popujve dhe shteteve do të jetë arma më e fortë kundër Rusisë pushtuese dhe ideologjive fashiste”, ka thënë Konjufca.

Derisa, kryeparlamentari shtoi se këto zgjedhje nuk do të jenë pa ndikim, ngase sipas tij, Kosova do të gjen rrugë të sigurt drejt paqes, drejt BE-së.

“Këto zgjedhje nuk do të jenë pa ndikim edhe mbi rajonin tonë i cili të vetmen rrugë të sigurtë drejt paqes dhe prosperitetit e ka rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Shumë procese në Ballkanin Perëndimor do të varen nga qasja, qartësia dhe gatishmërisë e BE-së për t’i përkrahur vlerat e saj të lirisë e demokracisë në rajonin tonë. Një qasje e barabartë dhe e drejtë ndaj të gjithëve do të jetë esenciale në europianizimin përfundimtar të shteteve tona”, shtoi ai.

Ndryshe, Konjufca u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë të drejtë vote, të dalin të votojnë dhe t`i mbështesin kandidatët shqiptarë.

“Prandaj, duke qenë të kësaj rëndësie, zgjedhjet europiane nuk do të jenë të rëndësishme vetëm për shtetet anëtare, por për të gjithë ne. Shumë shqiptarë që janë shtetas e me të drejtë vote në vendet e BE-së duhet të dalin e të votojnë në këto zgjedhje për partitë proeuropiane, por në veçanti t’i mbështesin kandidatët shqiptarë që sot garojnë nën siglen e shumë partive europiane. Kandidatë si Muharrem Salihu, Adnan Dibrani e shumë shqiptarë të tjerë duhet ta kenë mbështetjen e mërgatës sonë, si përfaqësues të ardhshëm jo vetëm të interesave të diasporës sonë, por edhe të kombit dhe shteteve tona. Duke i votuar këta kandidatë, ne do t’i çojmë në Parlamentin Europian përfaqësues që do t’i mbrojnë vetë parimet dhe interesat e Europës, sepse proeuropianizmi i shqiptarëve është në natyrën tonë kombëtare!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

Related posts

Kurti: Rritëm 100 milionë euro më shumë buxhetin e komunave

admin

Këshilli i Sigurimit seancë për Kosovën në 22 prill, shefi i OKB-së: Serbia të dorëzojë terroristët e Banjskës

admin

KF Chelsea do të organizojë iftarin e parë të hapur në Stamford Bridge

rezart morina