RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kontrolle në kufirin sllovak kundër kontrabandës së qenieve njerëzore

kontrolle-ne-kufirin-sllovak-kunder-kontrabandes-se-qenieve-njerezore

Austria ka nisur kontrollet kufitare në kufirin me Sllovakinë, pas shqetësimeve në rritje lidhur me kontrabandën e njerëzve, njoftoi të mërkuren ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner.

“Zyrtarët po kryejnë kërkime për kontrabandistët që sjellin migrantë përtej kufirit”, tha Karner.

“Kontrollet në 11 pikat kufitare me Sllovakinë do të fillojnë të enjten në mbrëmje dhe do të zgjasin për të paktën 10 ditë”, shtoi ai.

”Qëllimi është një luftë e vazhdueshme kundër mafies së kontrabandës, një luftë konsistente kundër migracionit të paligjshëm”, tha Karner.

Zyrtarët austriakë kanë nisur kontrollet përgjatë kufijve me Slloveninë dhe Hungarinë.

“Republika Çeke do të nisë gjithashtu kontrollet e përkohshme për personat që hyjnë në vend nga Sllovakia për të prapësuar migrantët që përpiqen të hyjnë në Evropën Perëndimore përgjatë kësaj rruge”, tha në fillim të javës kryeministri, Petr Fiala.

Në vitin 2022, ka patur një rritje të konsiderueshme të migrimit të parregullt përgjatë rrugës ballkanike. /atsh

Related posts

Hungari, 5 të vdekur nga përplasja e trenit me një automjet

admin

Greqia vazhdon të luftojë zjarret e furishme për të tretën ditë radhazi

admin

Norvegjia: Nuk ka më vend të sigurt në Gaza, kjo luftë duhet të ndalet

Muhamet Ramadani