RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i të vdekurve dhe të plagosurve në sulmet e Iranit në veri të Irakut

rritet-numri-i-te-vdekurve-dhe-te-plagosurve-ne-sulmet-e-iranit-ne-veri-te-irakut

Numri i viktimave është rritur në 9 ndërsa numri i të plagosurve në 32 nga sulmet e Iranit në selitë e partive kurde Komele-s, KDP dhe PAK në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (IKRG), Saman Barzanji tha se numri i të vdekurve është rritur në 9 ndërsa numri i të plagosurve në 32 në sulmin e Iranit ndaj selisë Komele, IKDP dhe AKP në veri të Irakut.

Duke thënë se shumica e të plagosurve që janë dërguar në spitalet e Erbilit janë në gjendje të rëndë dhe trajtimi i tyre vazhdon, Barzanji tha se numri i të vdekurve mund të rritet.

Irani njoftoi dje se selitë e organizatave Komele, KDP dhe PAK në veri të Irakut ishin goditur me raketa dhe dronë (UAV).

Ministri i Shëndetësisë i IKRG-së, Barzanji ka njoftuar se në sulmet e Iranit kanë humbur jetën 7 persona ndërsa 24 të tjerë janë plagosur.

– Sulmi i tretë në javën e fundit

Ky ishte sulmi i tretë në javën e fundit në selinë e organizatave anti-qeveritare në veri të Irakut.

Më 24 shtator, Irani kishte goditur me zjarr artilerie selitë e Komele dhe IKDP në veri të Irakut.

Ushtria e Gardës Revolucionare e Iranit akuzoi Komele-n dhe KDP-në se dërguan grupe të armatosura dhe sasi të mëdha armësh në rajonet kufitare për të shkaktuar kaos, teksa kishin nisur protestat në vend për vdekjen e Mahsa Aminit. Para disa ditësh Irani sulmoi pozicionet e grupeve në fjalë.

Komele, KDP dhe PAK, të cilat konsiderohen si “organizata terroriste” nga Irani, prej vitesh janë strehuar në kampe në rajonet nën kontrollin e IKRG-së. /aa

Related posts

Shefi bërthamor i OKB-së takohet me Zelenskyn në Kiev, Grossi vizitë edhe te termocentrali Zaporizhzhia: Situata shumë e brishtë

admin

Prishtina “ashpërson” ligjet për të huajt! Makinat me targa të huaja nuk mund të qarkullojnë pa autorizim më shumë se tre muaj. Kush nuk ka dokumente të Kosovës…

admin

Kryediplomati turk zhvillon biseda telefonike me homologët egjiptianë, saudit dhe jordanezë

RTI