RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Jugut: Pheniani lëshoi të paktën tre raketa balistike

koreja-e-jugut:-pheniani-leshoi-te-pakten-tre-raketa-balistike

Pheniani ka lëshuar të paktën tre raketa balistike në Detin e Japonisë, i njohur gjithashtu si Deti Lindor, deklaroi ushtria e Koresë së Jugut.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap shkroi se një raketë fluturoi në ishullin lindor të Koresë së Jugut të Ulleungdo përpara se të rrëzohej në ujërat ndërkombëtare në Detin e Japonisë.

Një tjetër ra në det pranë kufirit ‘’de facto’’ me Korenë e Jugut, ndërsa e treta ra në ujërat në lindje të qytetit të Sokcho.

‘’Pheniani ka lëshuar rreth 10 raketa të llojeve të ndryshme’’, sipas Seulit zyrtar.

Agjencia e lajmeve Kyodo citoi qeverinë japoneze të thoshte se nuk kishte raportime për dëmtime të avionëve apo anijeve, duke shtuar se raketat mund të kenë fluturuar në trajektore të parregullta.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike të çdo shkalle, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë një kokë bërthamore.

Situata në gadishullin Korean aktualisht është shumë e tensionuar. Koreja e Veriut ka kryer një sërë testesh raketore në javët e fundit.

Qeveria e Phenianit tha në deklaratat e saj se ‘’testet kishin për qëllim të simulonin lëshimin e armëve bërthamore taktike në aeroportet e Koresë së Jugut’’. /atsh

Related posts

Spiropali takohet me homologun holandez: Holanda, mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në BE

Muhamet Ramadani

Propozimi amerikan për paqe në Ukrainë, Donald Trump: Moska po bën kompromise, Kievi, i kënaqur me bisedimet! Tani po diskutojmë për një plan me 22 pika

admin

Gazprom rikthen eksportet e gazit në Itali

admin